Kurti niset drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar këtë të premten në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes.
Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave, me temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Evropës së bashku”, ku do të marrë pjesë edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Pjesëmarrjen e Kurtit në këtë samit e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve në kuadër të Planit të Rritjes”, thuhet në njoftim.
Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e Bosnjë Hercegovinës.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se në fokus të diskutimeve në Tiranë do të jenë reformat, rritja ekonomike dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Përurohet lapidari i Jakup Krasniqit në Negroc, familja falenderon qytetarët për mbështetjen
Apeli: Naim Murseli e mbajti për krahu Liridonën në mënyrë që vrasësi ta qëllonte saktë
“E gjeta të fortë”, Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë: Fokusi ynë te apeli
- 09:33 Raporti: Sulmet sabotuese ruse në Evropë janë rritur me 16%
- 09:21 Trafikimi i një të miture, Prokuroria e Shkodrës thirrje për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit të fëmijës
- 09:17 Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari! Sekuestrohen mbi 900 gramë drogë
- 09:13 Udhëheqësit francezë dhe bullgarë dënojnë dhunën e tifozëve në Marsejë
- 09:10 SHBA shtyn rishikimin e pranisë ushtarake në Evropë
- 09:07 Meloni i vendos kufij mbështetjes për Kievin: Lufta në Ukrainë nuk mund të përhapet në Mesdhe