Dhuna me bazë gjinore, nis në Korçë fushata 16-ditore kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
Bashkia Korçë merr ngjyrë portokalli në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Në këtë aktivitet janë bërë bashkë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe organizata të shoqërisë civile për të përcjellë mesazhin se asnjë formë dhune ndaj grave dhe vajzave nuk duhet toleruar apo justifikuar.
“Dhuna ndaj vajzave dhe grave nuk është vetëm përgjegjësi apo shqetësim i familjes, por i gjithë shoqërisë, pasi cenohet një nga të drejtat themelore të njeriut. Ne zhvillojmë gjatë gjithë vitit fushata ndërgjegjësuese, sidomos në shkollat e qytetit dhe në institucione, për të promovuar jo vetëm qëndrimin kundër dhunës dhe denoncimin e saj, por edhe barazinë gjinore”, u shpreh Marjana Jorgji, Drejtore e Kujdesit Social.
Fushata, e cila nis më 25 nëntor, synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Përmes kësaj nisme, Korça i bashkohet thirrjes për më shumë siguri, respekt dhe mbrojtje për çdo grua dhe vajzë.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




