Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar
Zbatimi i Planit të Rritjes dhe ritmi i reformave që lidhen me integrimin europian janë në fokus të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet këtë të premte në Tiranë.
Në Pallatin e Brigadave janë mbledhur kryeministri Edi Rama, komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, si dhe drejtues të tjerë të vendeve të rajonit, mes tyre kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takimi zhvillohet nën temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, ndërsa diskutimet përqendrohen te përmbushja e reformave të kërkuara, zbatimi i mekanizmave të Planit të Rritjes dhe integrimi gradual ekonomik i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.
Në nisje të samitit, kryeministri Rama e cilësoi periudhën aktuale si një moment vendimtar për Ballkanin.
“Ky është një moment vendimtar për Ballkanin”, deklaroi kreu i qeverisë.
Samiti synon të përcaktojë prioritetet e bashkëpunimit rajonal dhe hapat e mëtejshëm për afrimin me BE-në.
Në përfundim të takimit, në orën 12:30, Rama dhe komisionerja Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë, por kemi ende shumë punë për të bërë
Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama (VIDEO)
Rama publikon mesazhin e mëngjesit: Sot në Tiranë samiti i Planit të Rritjes me liderët e Ballkanit dhe Marta Kos
- 10:48 Rama falënderon Marta Kos: Ka qenë një zë i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në
- 10:44 Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë, por kemi ende shumë punë për të bërë
- 10:33 Mbërrin Kurti në Pallatin e Brigadave, pritet nga kryeministri Rama (VIDEO)
- 10:32 1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, parashikohen kufizime në qarkullim
- 10:30 Radhë të gjata në kufirin Estoni-Rusi përpara mbylljes, familjet në ankth për ndarjen (VIDEO)
- 10:27 Zv.kryetari i Kuvendit të Serbisë mbërrin në Pallatin e Brigadave, pritet nga ministri Hoxha