Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë, por kemi ende shumë punë për të bërë

27 Nëntor 2026 | 10:44

Kryeministri Edi Rama në fjalën hyrëse në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes që po zhvillohet në Tirane e ka cilësuar si një moment vendimtar për rajonin por edhe për Bashkimin Evropian.

Rama e cilësuar atë si një qasje të re të integrimit gradual që bashkon rajonin rreth reformave, konvergjencës ekonomike dhe kohezionit rajonal.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se pavarësisht progresit të shënuar vitet e fundit në afrimin ekonomik mes gjashtë vendeve të rajonit dhe BE-së, mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Ai theksoi se qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të presin anëtarësimin e plotë për të prekur përfitimet konkrete.

Ai nënvizoi se mbështetja financiare dhe integruese e BE-së kushtëzohet drejtpërdrejt nga rezultatet konkrete dhe zbatimi i reformave.

“Mblidhemi këtu për Planin e Rritjes, në një takim që vlen për të vlerësuar progresin dhe për të parë sfidat që kemi përpara. Nuk ka dyshim se ky është një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Nuk ka aspak dyshim se është një moment tejet vendimtar edhe për Europën. Ne kemi qenë entuziastë për nisjen e këtij procesi të ri, që në njëfarë mënyre vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh bashkë në tri dimensione: reformat, konvergjenca ekonomike dhe kohezioni rajonal.

Na duhet të themi se vitet e fundit konvergjenca mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është rritur. Megjithatë, ka ende shumë rrugë për të bërë. Ne të gjithë kemi mbrojtur idenë se qytetarët tanë s’duhet të presin për të korrur përfitimet e integrimit në tregun e përbashkët. Qytetarët tanë duhet të gëzojnë që tani, gradualisht, të drejtat që gëzojnë qytetarët e BE-së.

Jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është e mirëqenë dhe se BE-ja është po aq e prirur të na ndihmojë, sa ç’është e prirur të na bjerë me çekiç kokës që të japim rezultate dhe të bëjmë reforma. Është një marrëdhënie ku progresi sjell më shumë pjesëmarrje dhe gatishmëria sjell më shumë mundësi”, tha Rama ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin Kurti në Pallatin e Brigadave, pritet nga kryeministri Rama (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave homologun e tij, Albin Kurti. Vizita e tij vjen në kuadër të samitit të liderëve të...
10:33 | 27/11/2026

1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, parashikohen kufizime në qarkullim

Rreth 1600 efektivë të Policisë së Shtetit pritet të angazhohen në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së paralajmëruar për ditën e...
10:32 | 27/11/2026

Zv.kryetari i Kuvendit të Serbisë mbërrin në Pallatin e Brigadave, pritet nga ministri Hoxha

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në Pallatin e Brigadave zëvëndëskryetarin e Kuvendit të Serbisë, Adem Mavriç. Vizita e tij...
10:27 | 27/11/2026