Tronditëse/ U kthye më herët nga udhëtimi i punës dhe gjeti gruan me dy burra në shtëpi, të tre bashkë godasin për vdekje biznesmenin 49-vjeçar (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Denizlit në Turqi, ku biznesmeni 49-vjeçar Fedai Karagjoz është gjetur i vrarë në banesën e tij, me duart dhe këmbët të lidhura me litar dhe me shenja të shumta dhune në trup.

Sipas dyshimeve paraprake, ai është përballur me bashkëshorten dhe dy burra që ndodheshin në shtëpinë e tij, pasi ishte kthyer më herët nga një udhëtim pune.

Të lidhura

None found

Sipas mediave turke, mes tyre edhe A Haber, 49-vjeçari, i cili punonte në ndërtim dhe zotëronte një biznes mermeri, i gjeti gruan dhe dy burrat në banesë.

Këta të fundit, me inicialet AD dhe MK, jetonin në të njëjtën ndërtesë me biznesmenin. Pas përballjes dyshohet se ka shpërthyer një konflikt i dhunshëm, i cili përfundoi me vdekjen e tij.

Policia mbërriti në banesë pas telefonatave të fqinjëve, të cilët kishin dëgjuar zhurma dhe debate. Kur efektivët hynë brenda, gjetën trupin e pajetë të Karagjozit në sallon, ndërsa dy burrat tentuan të fshiheshin në një dhomë tjetër, por u arrestuan.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, 49-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e dhunës fizike dhe strangulimit (mbytjes me shtrëngim të qafës).

Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar bashkëshorten e viktimës dhe dy burrat e dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Pas arrestimeve pati edhe tensione, pasi familjarët e biznesmenit tentuan të sulmonin njërin prej të dyshuarve, por ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e situatës.

Ndërkohë, autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë së kompleksit të banimit për të përcaktuar lëvizjet e personave të përfshirë ditën e ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin e vrasjes, rrethanat e sakta dhe shkallën e përgjegjësisë së secilit prej tre të arrestuarve.

 


Shtuar më 27.11.2026 10:47

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisnesineblack jack insurancejojobet girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbet