Sipas “The Athletic”, ylli i Como, Nico Paz, ndodhet në listën e Manchester United si zëvendësues i mundshëm për Bruno Fernandes, në rast se ky i fundit largohet nga klubi.
Fernandes së fundmi bëri të ditur se United i ka ofruar një kontratë të re, por ai i ka pezulluar bisedimet. Kontrata e portugezit me “djajtë e kuq” skadon në fund të këtij sezoni.
Këtë sezon, Paz ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tetë asiste në 16 paraqitje për skuadrën e Como në Serie A.
22-vjeçari iu bashkua klubit nga Real Madrid në vitin 2024. Raportohet se skuadra e La Liga ka përfshirë klauzola për riblerjen e lojtarit gjatë tre verërave të ardhshme.
Këto klauzola janë rinegociuar dhe mbeten të vlefshme deri në vitin 2027. “The Athletic” raporton se, për momentin, Paz nuk e sheh si opsion të preferuar rikthimin te Real.
Gjithsesi, te Manchester United janë gati të rivalizojnë për të sjellë talentin argjentinas në “Old Trafford”.







