Marta Kos: Shqipëria ka vënë në zbatim 80% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos gjatë fjalës deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në vitin e fundit të periudhës 4-vjeçare të zbatimit të Planit të Rritjes, duke vlerësuar se tre shtete të rajonit kanë shënuar përparim të dukshëm në përmbushjen e reformave.
Gjatë fjalës së saj, Kos paraqiti bilancin konkret të zbatimit të reformave të lidhura me këtë plan, duke veçuar Malin e Zi dhe Shqipërinë si vendet me ritmin më të lartë të realizimit.
“Tre shtete kanë bërë përparim të mirë për reformat. Këto rezultate të ndryshme janë pasqyruar dhe në njoftime që ka bërë presidentja Von der Leyen. Mali i Zi ka vënë në zbatim 84% të reformave, ndërsa Shqipëria ka vënë në zbatim 80% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katërt,” u shpreh Komisionerja.
Ajo theksoi se mekanizmi i Planit të Rritjes është ndërtuar mbi bazën e meritës dhe rezultateve konkrete, ku përmbushja e objektivave zhbllokon fonde shtesë për ekonomitë dhe qytetarët e rajonit.
“Ju e keni merituar me anën e përpjekjeve të reformave që keni bërë,” shtoi Kos.
Në të njëjtën kohë, Komisionerja Europiane preku edhe ecurinë e vendeve të tjera të rajonit, duke bërë thirrje për përshpejtim të hapave në Prishtinë dhe Sarajevë.
“Në Kosovë, qeveria është një mundësi për të pasur një fokus të ri drejt BE-së dhe duhet të flasim se si mund të çojmë më tej këtë proces. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina duhet ende të ratifikojë marrëveshjet e duhura,” përfundoi Marta Kos.
Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë, por kemi ende shumë punë për të bërë
Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar
Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama (VIDEO)
- 10:48 Rama falënderon Marta Kos: Ka qenë një zë i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në
- 10:44 Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë, por kemi ende shumë punë për të bërë
- 10:35 Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar
- 10:33 Mbërrin Kurti në Pallatin e Brigadave, pritet nga kryeministri Rama (VIDEO)
- 10:32 1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, parashikohen kufizime në qarkullim
- 10:30 Radhë të gjata në kufirin Estoni-Rusi përpara mbylljes, familjet në ankth për ndarjen (VIDEO)