Në Tiranë po mbahet këtë të premte Samiti i Ballkanit Përëndimor për Planin e Rritjes së BE. Samiti po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku në një tryezë do të mblidhen liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. E pranishme do të jetë edhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.