Andoni Iraola u shpreh tejet i kënaqur me Alexander Isak dhe Florian Wirtz, pasi të dy e afruan Liverpool më pranë kualifikimit në Champions League me golat e tyre në fitoren 3-0 ndaj Club Brugge në Belgjikë. Isak e çoi në 10 numrin e golave të tij për këtë sezon, duke e gjetur rrugën e rrjetës në gjashtë ndeshjet e fundit në transfertë.
Wirtz vazhdoi formën e tij të shkëlqyer, duke shënuar golin e gjashtë në pesë ndeshje për klubin dhe kombëtaren e tij, shkruan Telesport. Sipas Iraolës, sulmi i skuadrës ka filluar të funksionojë siç duhet dhe kjo është një ndjesi e mirë për të gjithë grupin. Ai theksoi se Liverpool ka shumë kombinime të ndryshme dhe, pavarësisht se kush luan, reparti sulmues mbetet i rrezikshëm.
Trajneri vuri në dukje se Isak dhe Wirtz po fillojnë të krijojnë një bashkëpunim të frytshëm dhe se performancat e përgjithshme të skuadrës po i ndihmojnë edhe ata të shkëlqejnë në fushë. Ai shtoi se të dy janë në një moment të mirë dhe se, kur skuadra në tërësi luan mirë dhe arrin rezultate pozitive, të gjithë duken pak më mirë.
E kundërta ndodh kur grupi nuk është në nivelin e duhur, sepse atëherë të gjithë duken pak më dobët. Iraola nënvizoi se e rëndësishme është që ata e ndihmojnë skuadrën të luajë mirë, të fitojë ndeshje dhe të marrë rezultate. Sipas tij, nëse Liverpool luan mirë, atëherë ka shanse, është solid dhe secili e luan rolin e vet. Ai përfundoi se Alex dhe Flo, për momentin, po kalojnë një periudhë të mirë.
