Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian ndodhen në një moment vendimtar për procesin e integrimit, gjatë fjalës së tij në takimin e Planit të Rritjes, që po zhvillohet në Tiranë.
Rama vlerësoi qasjen e re të integrimit gradual, e cila mbështetet në tri shtylla kryesore: reformat, konvergjencën ekonomike dhe kohezionin rajonal. Sipas tij, qytetarët e vendeve të rajonit duhet të përfitojnë gradualisht nga të drejtat evropiane, veçanërisht në drejtim të standardeve të jetesës.
“Tani mblidhemi këtu për planin e rritjes në takimin që vlen për të vlerësuar progresin. Nuk ka dyshim që ky është një moment vendimtar për BP, është vendimtar për secilin vend të ulur rreth tryezës. Nuk ka dyshim që është një moment vendimtar për vetë Evropën. Ne kemi qenë absolutisht për nisjen e këtij procesi që vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh në tri dimensione, reforma, konvergjencë ekonomike dhe kohezion rajonal. Qytetarët tanë duhet të përfitojnë që tani dhe gradualisht nga të drejtat evropiane, sidomos kur bëhet fjalë për standardet e jetesës”, tha Rama.
Kreu i qeverisë vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Bashkimit Evropian për vendet e rajonit, por theksoi se ajo shoqërohet me kërkesa për rezultate konkrete dhe zbatimin e reformave.
“Asgjë nuk është e mirëqenie dhe se BE është po kaq i prirur për të na ndihmuar të përmirësohemi sac është i prirur të na bjerë me çekiç kokës për të dhënë rezultate dhe reforma. Sikur një ditë të më thërrisnin që të numëroja bekimet e BE do të sfidoja gjithëkënd që të më ndalte së foluri për orë të tëra dhe ditë të tëra për të dhe pa asnjë lloj ideje për të bërë qejfin, por për të thënë atë që na sjell të punuarit sëbashku dhe ngushtë me BE dhe për të kuptuar sesa përfitime ka për dijen e pamat që na transferohet për ndërtimin e institucioneve”, deklaroi Rama.a.b





