Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Marta Kos jep shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi shtetet që kanë performuar më mirë
Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes.
Në fjalimin e saj hapës komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos dha rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe shprehu se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë performuar më mirë gjatë, ndaj dhe do të shpërblehen me më shumë fonde.
Konkretisht Mali i zi realizoi 94% të reformave dhe do të marrë 81 milionë euro, Shqipëria realizoi 85% dhe do të marrë 185.6 milionë euro, ndërsa RMV realizoi 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro.
“Do të hyjmë në 4 vjeçarin e fundit të planit të rritjes. Plani u përpilua për të mbështetur reforma ekonomike që ndihmojnë për anëtarësimin. Deri tani 3 shtete kanë përparuar...Mali I zi ka vënë në zbatim 94% të reformave dhe do të merrni 81 milionë në raundit e dytë. Shqipëria 85% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katër. RMV ka zbatuar 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milion euro. Fondet janë që të shpërndahen për vendet që performojnë më mirë. Mali i zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë nga plani i rritjes ndërsa RMV 10%”, tha Marta Kos. /Tch/





























