Të dielën u bë zyrtarisht kampion i këtij sezoni në MotoGP, ndërsa para garës së fundit Marc Marquez ka befasuar botën e motoçiklizmit. 10 herë kampioni i botës, papritur, teksa kamera e fokusonte ka njoftuar se gara e Valencia-s do të jetë e fundit në karrierën e tij.

Njoftimi emocionues u bë publik përpara nisjes së provave të lira të garës së fundit të sezonit 2026 këtë të premte. Marquez zgjodhi një mënyrë të veçantë për të komunikuar vendimin, duke shfaqur disa pankarta përpara kamerave, teksa emocionet ishin të dukshme.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi spanjolli arriti një tjetër sukses historik, duke fituar titullin e tij të dhjetë kampion bote dhe duke barazuar rekordin legjendar të Giacomo Agostinit.

Pas një karriere të jashtëzakonshme, me triumfe, rekorde dhe rikthime spektakolare, Márquez duket se ka vendosur t'i japë fund aventurës së tij në motociklizëm pikërisht në kulmin e suksesit.

Largimi i tij shënon fundin e një epoke për MotoGP-në. Márquez konsiderohet një prej pilotëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti, ndërsa gara e Valencias pritet të jetë një moment historik dhe emocional për miliona tifozë në mbarë botën.

Një legjendë largohet nga pista, por emri i Marc Marquez do të mbetet përgjithmonë në historinë e MotoGP-së.