Rënie gurësh dhe dalje materialesh inerte në trupin e rrugës janë evidentuar gjatë natës në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, në Qarkun e Shkodrës.
Firmat kontraktore të mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në terren dhe kanë kryer pastrimin e rrugëve, ndërsa aktualisht qarkullimi në të tre akset vijon normalisht.
Ndërkohë, pavarësisht reshjeve të shiut me intensitet mesatar gjatë natës, situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qëndrueshme. Nga pesë bashkitë nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile.
Sipas monitorimit të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit mbeten nën kuotat e rrezikut dhe nuk ka problematika në veprat ujore.
Njoftimi i plotë:
INFORMACION MBI SITUATËN NË TERRITORIN E QARKUT SHKODËR
Gjatë natës, në territorin e Qarkut Shkodër janë regjistruar reshje shiu me intensitet mesatar. Situata paraqitet e qëndrueshme dhe deri në këto momente, nga 5 bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile.
Nga monitorimi i kryer nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, rezulton se nivelet e ujit mbeten nën kuotat e rrezikut dhe nuk raportohen problematika në veprat ujore.
Në akset rrugore Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, gjatë natës janë evidentuar rënie gurësh dhe dalje materialesh inerte në trupin e rrugës. Firmat kontraktore të mirëmbajtjes janë angazhuar në terren dhe kanë kryer pastrimin e tyre.
Aktualisht, qarkullimi në të gjitha këto akse vijon normalisht, pa problematika të raportuara.
Prefektura e Qarkut Shkodër vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, me prioritet garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe reagimin në kohë ndaj çdo problematike.









