Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së

27 Nëntor 2026 | 11:17

Halit Valteri është emëruar në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë së Tiranës, duke marrë drejtimin e një prej strukturave përgjegjëse për kontrollin e territorit në kryeqytet.

Ai do të zëvendësojë Rigers Sheqerin, të cilit iu ndërpre mandati si kryeinspektor më 21 nëntor 2026.

IMT-ja ka në kompetencë monitorimin e ndërtimeve, verifikimin e respektimit të rregullave të zhvillimit urban dhe ndërhyrjen ndaj zënies së paligjshme të hapësirave publike.

Emërimi i Valterit është firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg. Ky ndryshim vjen në një moment kur Bashkia e Tiranës po kalon një seri riorganizimesh në strukturat drejtuese, me largime dhe emërime të reja në administratën vendore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hapen arkivat! Pse Ismail Qemali u vendos në krye të lëvizjes që krijoi shtetin shqiptar?

I ftuar këtë të premte në Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj, historiani Dritan Egro ka zbërthyer arsyet se pse Ismail Qemali u vendos në...
10:54 | 27/11/2026

Marta Kos: Shqipëria ka vënë në zbatim 80% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos gjatë fjalës deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në vitin e fundit të periudhës 4-vjeçare të zbatimit...
10:52 | 27/11/2026

Rama falënderon Marta Kos: Ka qenë një zë i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, për angazhimin e saj ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë fjalës në Samitin BE-Ballkani...
10:48 | 27/11/2026