Spanjolli do të garojë për herë të fundit në Çmimin e Madh të Valencias këtë fundjavë, vetëm një javë pasi fitoi titullin e tij të tetë të kampionit të botës në kategorinë më të fortë, MotoGP.

Lajmi ka befasuar botën e motoçiklizmit, veçanërisht për faktin se Márquez kishte një kontratë të nënshkruar me Ducatin për sezonet 2027 dhe 2028.

Vendimin e tij e bëri publik të sot, pak para fillimit të sesionit të parë të provave të lira në Valencia.

Marquez largohet pas një prej karrierave më të suksesshme në historinë e motoçiklizmit. Ai ka fituar gjithsej dhjetë tituj të kampionit të botës, prej të cilëve tetë në kategorinë mbretërore MotoGP.

Me këtë arritje, ai është barazuar me legjendarin Giacomo Agostini, ndërsa Valentino Rossi ka fituar shtatë tituj në këtë kategori.

Ai u shfaq në skenën botërore në vitin 2008, ndërsa që në vitin 2013 fitoi titullin e parë në MotoGP.

Në moshën 20-vjeçare, u bë kampioni më i ri i botës në historinë e kësaj kategorie.

Gjashtë nga tetë titujt e tij në kategorinë më të fortë i fitoi me Hondën, përpara se të transferohej te Ducati.