Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj SPAK dhe GJKKO-së, pas vendimit për dënimin me 7 vite burg të nënës së saj, dënim i cili u konvertua në shërbim prove.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Kryemadhi e cilësoi procesin gjyqësor ndaj saj dhe familjarëve si të padrejtë, ndërsa nuk i kurseu kritikat ndaj institucioneve të drejtësisë.
Kryemadhi deklaroi se nuk ka më asgjë për të humbur, duke shtuar se nuk i trembet as mundësisë së një dënimi me burg.
“Po më plasi trapi po më ra edhe mua! Mua shtëpinë ma kanë marrë. Nga politika më kanë hequr. Në punë nuk më merr njeri. Çfarë do të më bëjnë mua më shumë? Familjen ma shkatërruan. Do të më çojnë te burgu i Pogradecit? Punë e madhe fort, bukën e kam qyl. Çfarë do të më bëjnë mua? Goc e re nuk jam më, karrierën nuk ma shkatërrojnë më. Mua më shumë seç më kanë bërë, nuk kanë ç’më bëjnë. Por karma is a bitch,” tha Kryemadhi.













