Marc Marquez i jep lamtumirën MotoGP-së. Kampioni spanjoll, fitues i 10 titujve botërorë, zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të njoftuar tërheqjen e tij. Gjatë provave të lira të GP-së së Valencias, ai shfaqi një tabelë para kamerave ku shkruhej: “Kjo do të jetë gara ime e fundit në MotoGP”.
Kështu mbyllet një kapitull i rëndësishëm në historinë e motoçiklizmit, i shënuar nga triumfe të shumta, rivalitete të forta, dëmtime të rënda dhe ringritje të jashtëzakonshme. Ky lajm shënon fundin e një epoke për “Mbretin” e pistave.