Sport

Interi zyrtarizon rinovimin me Carlos Augusto!

Mbrojtësi brazilian, Carlos Augusto do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2031. Tashmë është zyrtare: Braziliani do të vazhdojë të luajë për zikaltrit, pas akordit për një rritje të kosniderueshme të pagës.

E prisja prej kohësh këtë rinovim dhe do ta shpërblej besimin në mënyrën më të mirë të mundshme”, – ka thënë Carlos Augusto pasi ka dalë nga selia e Interit, duke bërë me dije se kishte firmosur rinovimin.

Po ashtu erdhi komunikata zyrtare e klubit zikaltër:

FC Internazionale Milano bën me dije se ka arriur akordin për zgjatjen e kontratës së lojtarit Carlos Augusto Zopolato Neves.

Me firmën vjen dhe një rritje page, që duhet të jetë rreth 3 milionë euro në sezon.

Një vlerësim që Carlos Augusto e ka merituar në fushë. Këtë sezon braziliani ka qenë për nga rendimenti mbrojtësi më i mirë i skuadrës. Për të, trajneri Chivu shpesh ka lënë Dimarcon në stol dhe ka spostuar Bastonin në qendër të treshes mbrojtëse.

Paraqitjet në Serinë A e në Champions e kanë ndihmuar lojtarin të thirret edhe nga kombëtarja e Brazilit. Nga një alternativë luksi, Carlos Augusto është kthyer në një titullar të shtuar, ndaj dhe Interi nuk vonoi me rinovimin e kontratës.

Tani në tavolinën e drejtorit sportiv Baccin janë kontratat e Calhanoglu-së (skadon në qershor 2027), Dimarcos, Thuram-it (2028) dhe Bastonit (2028).

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.