Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacioni “Siguria”, sekuestrohen 6 armë e municion luftarak në Lushnjë e Fier

    Kos: Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave të Planit të Rritjes, përfiton 185,6 milionë euro në pagesën e katërt

    E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Operacioni “Siguria”, sekuestrohen 6 armë e municion luftarak në Lushnjë e Fier
    Aktualitet

    Operacioni “Siguria”, sekuestrohen 6 armë e municion luftarak në Lushnjë e Fier

    November 27, 2026

    Policia e Fierit njoftoi sot se finalizoi tri faza të operacionit “Siguria” në Fier dhe Lushnjë ku u sekuestruan 4 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 maska silikoni.

    Policia njoftoi se në Fier u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 42 vjeç, banues në Fier. Sipas policisë, ky shtetas qarkullonte me lëndë narkotike kokainë, drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe, gjatë kontrollit, iu gjetën dy maska silikoni, që dyshohet se do t’i përdorte për të kryer veprimtari kriminale.

    Po në Fier, gjatë fazës së dytë të operacionit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga dy shtetasit Z. T., 60 vjeç, dhe E. T., 25 vjeç (babë e bir), të dy banues në Fier.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (një kallashnikov dhe një pistoletë), një armë gjahu, municion luftarak dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

    Ndërsa në Lushnjë, gjatë fazës së tretë të operacionit, policia vuri në pranga shtetasin M. B. dhe shpallën në kërkim shtetasin L. B., 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë (babë e bir).

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas një hetimi disa javor, ushtruan kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri kallashnikovë, municion luftarak dhe një armë gjahu.

    Paraprakisht, dyshohet se këto armë janë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

    Armët e zjarrit të sekuestruara në Lushnjë dhe Fier do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

    Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit L. B., të shpallur në kërkim.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    operacioni sekuestrohen siguria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacioni “Siguria”, sekuestrohen 6 armë e municion luftarak në Lushnjë e Fier

    November 27, 2026

    Kos: Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave të Planit të Rritjes, përfiton 185,6 milionë euro në pagesën e katërt

    November 27, 2026

    E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve

    November 27, 2026

    “Moment vendimtar për Ballkanin”, Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë deri në anëtarësim

    November 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.