Asnjë minutë aktivizim në 5 ndeshjet e fundit, Rüdiger mendon largimin nga Real Madridi

27 Nëntor 2026
11:54
Alfred Lleshi
back button

Antonio Rüdiger mund të rikthehet te Chelsea, 4 vite e gjysmë pas largimit nga “Stamford Bridge”. Sipas Bryan King, ish-vëzhgues i Tottenham, Aston Villa dhe Everton, klubi londinez po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit gjerman që në merkaton e janarit.

Rüdiger, i cili ka regjistruar 189 ndeshje me fanellën e Real Madridit, ka humbur gjithnjë e më shumë hapësira nën drejtimin e José Mourinhos. 33-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë në 5 javët e fundit të La Liga-s, ndërsa është aktivizuar vetëm në Champions League.

Kontrata e tij me madrilenët përfundon në qershor 2027, rrethanë që mund t’i mundësojë Chelsea ta blejë kartonin për një shumë relativisht të ulët që në janar.

Rüdiger e njeh mirë ambientin londinez. Ai ishte një nga protagonistët e triumfit të Chelsea në Champions League më 2021. Një vit më vonë u largua si lojtar i lirë drejt Real Madridit, pasi palët nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit