Vendi
Era e fortë shkakton dëme në Fier, depozita 5-tonëshe bie nga taraca e pallatit 8-katësh
Një depozitë uji me peshë 5 tonë ka rënë nga taraca e një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” në Fier, si pasojë e erës së fortë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Fatmirësisht, në momentin e incidentit nuk ka pasur persona në afërsi dhe nuk raportohet për të lënduar.
Pas ngjarjes, Policia Bashkiake ka nisur monitorimin e situatës dhe po koordinon punën me Ndërmarrjen e Gjelbërimit dhe Parqeve pranë Bashkisë së Fierit për largimin e depozitës dhe normalizimin e situatës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




