Gjest fisnik i Hansi Flick, trajneri i Barcelonës u dhuron punonjësve të klubit bonusin e fituar nga triumfi në La Liga

27 Nëntor 2026 | 12:16

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka bërë një gjest vlerësimi dhe mirënjohjeje duke ua dhuruar punonjësve të klubit të gjitha shpërblimet e tij personale të fituara nga triumfi në La Liga.

Përtej lojtarëve dhe stafit teknik që marrin vëmendjen kryesore mediatike, funksionimi i përditshëm i një klubi futbolli mbështetet te dhjetëra punonjës që punojnë në prapaskenë.

Pikërisht për të vlerësuar kontributin e tyre të heshtur por jetik, tekniku gjerman vendosi që bonusi i tij i titullit kampion të kalojë plotësisht në favor të tyre.

Edhe pse vetë klubi katalanas parashikon shpërblime financiare për stafin mbështetës në raste suksesesh, Flick dëshironte t’u ofronte atyre një mbështetje shtesë.

Sipas raportimeve të mediave në Spanjë, trajneri ka kontaktuar personalisht administratën e Barcelonës për të siguruar që shuma totale të ndahej në mënyrë të barabartë mes të gjithë punonjësve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Messi konfirmon pjesëmarrjen në ndeshjen e lamtumirës së Carlos Tevez, a do të përballet me Ronaldon?

Lionel Messi do të luajë në ndeshjen për nder të ish-shokut të tij të kombëtares argjentinase, Carlos Tevez, e cila do të zhvillohet më 20...
12:18 | 27/11/2026

Udhëheqësit francezë dhe bullgarë dënojnë dhunën e tifozëve në Marsejë

Udhëheqësit francezë dhe bullgarë kanë dënuar përleshjet që shpërthyen midis tifozëve të Olympique de Marseille dhe Levski Sofia në stadium para fillimit të një ndeshjeje...
09:13 | 27/11/2026

Sulm kibernetik ndaj FIFA-s, hakerat aksesuan informacione personale dhe biznesi

FIFA ka njoftuar se ka qenë ‘pre’ e një sulmi kibernetik. Hakerat fiuan akses në atë që organi qeverisës botëror i futbollit e përshkruan si...
08:49 | 27/11/2026