Friday / November 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Teknologji

Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën pronësi europiane

Share Share Icon

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Europa po kërkon të marrë kontrollin e operacioneve të TikTok. Gjermania dhe Austria kanë propozuar që aktiviteti europian i platformës kineze të kalojë nën pronësi europiane, duke argumentuar se legjislacioni ekzistues nuk është i mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e të dhënave dhe kontrollin mbi algoritmet.

Nisma u prezantua pas një takimi në Vjenë mes ministrit gjerman të Kulturës dhe Medias, Wolfram Weimer, dhe sekretarit austriak të Shtetit për Digjitalizimin, Alexander Pröll.

Dy vendet kërkojnë kontroll europian jo vetëm mbi kapitalin e kompanisë, por edhe mbi infrastrukturën teknologjike, përfshirë algoritmin e rekomandimit të përmbajtjeve dhe aksesin në të dhënat e përdoruesve.

TikTok numëron rreth 200 milionë përdorues në Europë, ndërsa afërsisht një e treta e popullsisë së Gjermanisë dhe Austrisë përdor platformën, duke e kthyer atë në një instrument të rëndësishëm të formimit të opinionit publik, veçanërisht mes të rinjve.

Gjermania dhe Austria synojnë të sigurojnë mbështetjen e vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian në mbledhjen e Këshillit të Telekomunikacionit, më 2 dhjetor në Bruksel.

Më 6 nëntor, Komisioni Europian arriti në përfundimin paraprak se TikTok kishte shkelur Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA), për shkak të mënyrës se si algoritmi i platformës ekspozon përdoruesit ndaj përmbajtjeve potencialisht të dëmshme.

Europa kërkon të ndjekë modelin amerikan

Në janar të këtij viti, ByteDance, kompania kineze që zotëron TikTok, ia transferoi kontrollin e operacioneve amerikane një sipërmarrjeje të përbashkët me shumicë pronësie amerikane, për të shmangur ndalimin e platformës në SHBA.

Gjermania dhe Austria argumentojnë se një model i ngjashëm mund të forcojë sovranitetin digjital të Europës.

TikTok kundërshton propozimin

TikTok e ka kundërshtuar nismën, duke argumentuar se ajo shpërfill kuadrin rregullator europian dhe programin e kompanisë për sigurinë e të dhënave, Project Clover, me vlerë 12 miliardë euro.

Kompania thekson se operacionet e saj europiane menaxhohen nga subjekte të regjistruara në Irlandë dhe Britaninë e Madhe. Sipas TikTok, shumica e aksioneve të kompanisë mëmë, ByteDance, zotërohen nga investitorë institucionalë ndërkombëtarë, ndërsa qeveria kineze nuk zotëron aksione në të./ EURONEWS

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Një teknokrat për euron, Pablo Hernández de Cos pritet të pasojë Lagarde

Ish-guvernatori i Bankës së Spanjës, Pablo Hernández de Cos, ka siguruar mbështetjen e udhëheqësve të Eurozonës për të pasuar Christine Lagarde në ...

18 hours më parë 3 Min Lexim

Drejtuesit e automjeteve në Angli: Mirëmbajtja e rrugëve do të shmangte dëmshpërblimet

Edhe pse në Angli drejtuesit e automjeteve dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga gropat në rrugë, taksapaguesit kërkojnë më shumë përgjegjshmër...

21 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!