Gropa, makina të dëmtuara dhe zero investime, banorët e Adriatikut paralajmërojnë protestë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2026, 12:36

Një banor i zonës së Adriatikut, në rrethin e Kurbinit, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës.

Sipas qytetarit, rruga ndodhet në gjendje të mjerueshme dhe prej kohësh nuk është kryer asnjë investim për rehabilitimin e saj.

Gropat dhe dëmtimet e shumta po u shkaktojnë probleme të vazhdueshme drejtuesve të automjeteve, të cilët ankohen se po dëmtojnë vazhdimisht gomat dhe makinat e tyre.

Banori shprehet se Bashkia Kurbin nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa, sipas tij, deri më tani janë dhënë vetëm premtime që nuk janë shoqëruar me ndërhyrje në terren.

Ai thekson se pamjet e dërguara paraqesin vetëm një pjesë të rrugës, pasi ka segmente të tjera në gjendje edhe më të rënduar.

Përmes këtij denoncimi, banorët kërkojnë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse dhe veçanërisht të Bashkisë Kurbin, duke paralajmëruar se, nëse nuk merren masa, do të protestojnë duke bllokuar rrugën me automjetet e tyre.

Banorët i bëjnë thirrje kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, që të shohë gjendjen e rrugës dhe të ndërhyjë sa më parë për zgjidhjen e këtij problemi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit