Piroli dhe Kristjan Ymeri, të dyshuar dhe për tentativën e vrasjes së Erjon Tucit

Piroli dhe Kristjan Ymeri, të dyshuar dhe për tentativën e vrasjes së Erjon Tucit

12:38, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno Syri.net

Vincent Piroli dhe Kristjan Ymeri, të dyshuar për vrasjen e Frrok Lleshit, dyshohet edhe si pjesëmarrës në tentativën për të vrarë Erjon Tucin në Lezhë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në njërin nga telefonat e sekuestruar në momentin e arrestimit në Lezhë, është gjetur fotoja e një banese në qytetin e Lezhës.

Banesa i përket një personazhi të fortë në qytetin e Lezhës me inicialet Erjon Tuci.

Por ky i fundit, sipas burimeve të policisë, kishte rreth 1 muaj që ndodhej jashtë shtetit.

Ndërkohë, hetimet e policisë tregojnë se objektiv i 3 vrasësve me pagesë mund të ketë qenë dhe P.Gjini, i cili i ka shpëtuar dy herë atentateve me personazhin e fortë në Lezhë, Erjon Tuci.

Aktualisht Piroli është shpallur në kërkim ndërsa Ymeri është arrestuar dhe ndodhet në burg.

Ndaj Pirolit dhe Ymerit po zhvillohen hetimet edhe për disa ngjarje të  tjera vrasje në Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco