Kompania lider në tregun shqiptar të telekomunikacionit që nga 2006, prezanton identetin e ri. Albanian Satellite Communications (ASC) operon që sot me emrin Trinet.
Gjithçka nis me një pikë, një lidhje, një botë që hapet para teje. Me këtë ide, një nga kompanitë me përvojën më të gjatë në infrastrukturën shqiptare të komunikimit, pas dy dekadash përvoje, zhvillimi, investimesh dhe inovacioni, vjen me gjeneratën e re të internetit, televizionit, telefonisë dhe zgjidhjeve “smart”, për familje, biznese dhe institucione publike.
Për ty si abonent, ekzistues prej vitesh apo i ri, kjo do të thotë dy gjëra. E para, garantimi i shërbimit që ke përftuar deri sot mbetet i pandryshuar. E njëjta përvojë njëzetvjeçare, i njëjti rrjet dhe i njëjti ekip që e ndërtoi hap pas hapi, nga Shkodra në Korçë, me të njëjtin kujdes për sigurinë e lidhjes dhe të të dhënave të tua. E dyta, tani ke më shumë. Si abonent ekzistues apo si abonent që e zgjedh Trinet sot për herë të parë, ke në dispozicion gjeneratën më të avancuar teknologjike dhe të gjitha shërbimet nga një partner i vetëm.
Nga lidhja jote varet procesi operacional, puna nga shtëpia, mësimi i fëmijëve, filmi i mbrëmjes, pagesat e dyqanit apo faturave. Kur ndalet lidhja, ndalet gjithçka. Prandaj Trinet e ka ndërtuar ofertën mbi një parim të thjeshtë: lidhja duhet të funksionojë aq mirë, sa ti të mos mendosh më për të.
Interneti me fibër optike kalon në teknologjinë XGS-PON, me shpejtësi deri në 10 Gbps dhe routera Wi-Fi 6 e Wi-Fi 7, që e mbajnë ritmin edhe kur e gjithë familja është online njëkohësisht. Rrjeti kombëtar është ndërtuar me arkitekturë Ring, nëse një segment dëmtohet, trafiku kalon nga një drejtim tjetër dhe ti mbetesh i lidhur.
Interneti satelitor përmes Starlink ta sjell lidhjen e shpejtë edhe aty ku fibra nuk arrin, me vonesë shumë më të ulët se sateliti tradicional.
Televizioni IPTV, me platformën e rinovuar dhe përditësuar vazhdimisht që nga viti 2022, Trinet të mundëson ta personalizosh eksperiencën tënde. Përmes Kanaleve Live, shërbimeve Catch-up apo VOD, ti shikon, e ndërpret programin, e vazhdon më pas, kthehesh te një program që e humbe, gjen shpejt atë që kërkon në guidën e programeve dhe e përshtat përmbajtjen sipas shijes sënde. Shërbimin e përfton më vete ose në një paketë të vetme me internetin dhe telefoninë.
Zgjidhjet Smart Home dhe Smart Business të mundësojnë ta drejtosh shtëpinë dhe biznesin në distancë, nga kudo që ndodhesh. Ndez ngrohjen përpara se të kthehesh, fik dritat që harrove ndezur, sheh kamerën kur je larg, ke lehtësi në ambientin e punës, nga monitorimi i ambienteve te kontrolli i hyrjeve, pa qenë domosdoshmërisht aty.
Nëse ke një biznes ose drejton një institucion, Trinet ofron lidhje fikse të sigurt, transmetim të specializuar të të dhënave, shërbime cloud, siguri kibernetike dhe kapacitet ëholesale për operatorë.
Rrjeti kombëtar Backbone është ndërtuar me arkitekturë Ring dhe teknologji DWDM: nëse një segment i fibrës ndërpritet, trafiku kalon automatikisht nga drejtimi tjetër i rrjetit dhe shërbimi nuk ndalet. Rrjeti qendror operon me teknologji 40G/100G. Për institucionet dhe sistemet me rëndësi kritike, kjo siguron vazhdimësi operacionale.
Luaj, ndërto, shiko, lidhu: gjithçka që do, më afër se kurrë.
Trinet sjell lidhjen. Ti krijon botën tënde.
Më shumë informacion: trinet.al
