Një tragjedi mund të kishte ndodhur në Fier, por fatmirësisht u mbyll pa pasoja.
Një depozitë uji 5 tonëshe ra nga tarraca e një pallati 8 katësh në lagjen “Apollonia” në Fier, për shkak të erës së fortë, ngjarje e ndodhur gjatë mbrëmjes së të enjtes.
Depozita ra në një shesh pushim me lulishte e shatërvan, ku ecin kalimtarë, por në momentin e incidentit, fati deshi që në afërsi të mos kishte persona.
Një depozitë e ngjashme ndodhet ende në lartësinë e pallatit, dhe po bëhet një monitorim nëse ajo është e sigurt dhe nuk rrezikon të bjerë.
Policia bashkiake me ndërmarrjen e gjelbërimit dhe të parqeve po punojnë për lrgimin nga trotuari të depozitës së rrëzuar









Komente
Komento