Gjykata Administrative ka shpallur të paligjshëm përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Në vendimin e marrë Gjykata Administrative urdhëron shfuqizimin e vendimit të marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën për përjashtimin me 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetin demokrat, Klevis Balliu.