Friday / November 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Uji i ambalazhuar nuk do të ketë TVSh 6%; Kuvendi rrëzoi Ekonominë, pro amendamentit për heqjen

Share Share Icon

 Uji i pijshëm i ambalazhuar nuk do të përfshihet te produktet e shportës ushqimore me TVSH 6%.

Në seancën maratonë për votimin e paketës fiskale, deputet kanë rrëzuar me votë propozimin e Komisionit të Ekonomisë, ndërsa është miratuar amendamenti i deputetit të partisë Socialiste Erion Malaj që kërkonte mospërfshirjen e ujit të ambalazhuar me TVSH 6%.

Amendamenti u votua me 78 pro, 0 abstenim dhe 12 kundër.

Rekomandimi për përfshirjen e ujit të pijshëm të ambalazhuar te produktet e shportës ushqimore që do të trajtohen me TVSH 6% fillimisht u propozua nga Komisioni i Ekonomisë.

Në seancën e djeshme deputeti Erjon Braçe, tha se një ndër rekomandimet kryesore të Komisionit lidhet me zgjerimin e listës së produkteve që do të përfitojnë nga norma e reduktuar e TVSH-së prej 6%, nga 20% që aplikohet aktualisht.

Me propozimin e Komisionit, kësaj liste i shtohen djathi i bardhë dhe gjiza e prodhuar nga qumështi i lopës, deles dhe dhisë. “Gjithashtu, është propozuar edhe aplikimi i TVSH-së 6% për ujin e fabrikuar”, pohoi Braçe në seancë.

https://monitor.al/komisioni-i-ekonomise-kerkon-tvsh-6-per-ujin-e-ambalazhuar-produktet-e-higjienes/

Deputeti Braçe bëri të ditur se lehtësimi fiskal do të shtrihet edhe te produktet e domosdoshme për familjet, duke përfshirë pelenat e fëmijëve, si dhe produktet e higjienës për gratë dhe vajzat gjatë ciklit menstrual.

Por në seancën e djeshme deputetët kanë miratuar amendamentin e propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Malaj, ku kërkohej që uji i pijshëm i ambalazhuar të mos përfshihej te produktet e shportës ushqimore.

Në amendamentin e depozituar rreth dy ditë më parë janë analizuar edhe arsyet e mospërfshirjes së ujit në listën e produkteve ushqimore që përfitojnë TVSH 6%.

Monitor mëson se një nga arsyet lidhet me diferencën e normave të TVSH-së përgjatë zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit. Për lëndët e para dhe inputet e industrisë, përfshirë ambalazhimin, tapët dhe etiketat, aplikohet TVSH 21%, ndërsa për shitjen e produktit përfundimtar parashikohet norma 6%. Ky ndryshim mund të krijojë teprica kreditore të TVSH-së për kompanitë prodhuese, duke ndikuar në likuiditetin e tyre.

Ndërkohë Kuvendi dje ka miratuar kërkesën e Komisionit ë ekonomisë për zgjerimin e listës së produkteve me TVSh, të bulmetit, pelenave për fëmijë dhe të produkteve të kujdesit për higjienën te gratë gjatë ciklit menstrual.

Një nga ndryshimet kryesore të Paketës Fiskale 2027 është rishikimi i normave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Norma standarde e TVSH-së rritet nga 20% në 21%, ndërsa për 14 kategori produktesh bazë ushqimore parashikohet aplikimi i një norme të reduktuar prej 6%.

Në këtë kategori përfshihen buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi i pulës, viçit dhe derrit, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe ushqimet bazë për foshnja.

Lista e detajuar e produkteve dhe kodeve përkatëse do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, brenda datës 15 janar 2027. Ndërkohë Ministria e Ekonomisë ka hartuar Projektakti Normativ, “Për monitorimin e përkohshëm të çmimeve dhe reflektimit të uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës bazë”, përcakton se pas hyrjes në fuqi të ligjit të TVSH me 6%, ulja e çmimeve nga supermarketet duhet të reflektohet me 11.6%.

Drafti, ndërkohë përcakton se nëse ulja e çmimit është më e vogël se 10%, kjo do të shërbejë si kriter për nisjen e njëverifikimi administrativ. Gjatë kontrollit do të vlerësohen edhe ndryshimet e dokumentuara të kostove të furnizimit, transportit dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në çmim.

https://monitor.al/kuvendi-miraton-me-80-vota-paketen-nga-tvsh-ja-21-te-dividendi-15-si-ndryshojne-taksat/

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Rritje dhe inovacion në një treg që po transformohet

Intervistë me Evis Tartale, CEO e Neptun Me një rritje të xhiros në vitin 2025, duke arritur në rreth 97 milionë euro, Neptun vijon të konsolidojë ...

1 hour më parë 9 Min Lexim

Kredia për ekonominë, në rritje edhe për tetorin

Kredia për ekonominë shfaqi përsëri ecuri pozitive gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re kishte vlerën e 38.4 mi...

1 hour më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!