Një studim i kryer me më shumë se 15 mijë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se përqafimet që njerëzit mbajnë mend më gjatë janë ato që u kanë përcjellë ngushëllim, mirëkuptim dhe mbështetje emocionale, më shumë sesa ato me natyrë romantike.
Sipas anketës së publikuar nga studiues të Universitetit të Bristolit, 69,5% e pjesëmarrësve kujtonin një përqafim që u kishte lënë një ndikim pozitiv emocional. Rreth një e treta e tyre përmendën ngushëllimin si arsyen kryesore, 29% mirëkuptimin dhe 20% mbështetjen. Vetëm 1,5% thanë se e kujtonin përqafimin për shkak të ngacmimit seksual.
Studimi zbuloi gjithashtu se empatia, mënyra se si njerëzit krijojnë lidhje emocionale dhe zakoni për të përqafuar miqtë e familjarët ndikojnë në gjasat për të ruajtur një përqafim në kujtesë. Personat më empatikë dhe ata që e përdorin përqafimin si mënyrë përshëndetjeje kishin më shumë gjasa të kujtonin përvoja të tilla.
Ndërsa gratë përmendnin më shpesh ngushëllimin dhe mirëkuptimin, burrat kishin më shumë prirje të lidhnin përqafimet me miqësinë dhe ngacmimin seksual.












