“Kengurët” të pandalshëm – Australia siguron plasmanin në Kampionatin Botëror 2027
“Kengurët” të pandalshëm – Australia siguron plasmanin në Kampionatin Botëror 2027
Australia, pas Katarit (organizatorit të kampionatit), Kanadasë dhe Turqisë, është përfaqësuesja e katërt që siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, i cili do të zhvillohet nga 27 gushti deri më 12 shtator të vitit të ardhshëm.
”Kengurët” e kanë siguruar pjesëmarrjen në Botëror 3 xhiro para përfundimit të kualifikimeve aziatike, pasi kanë bilanc maksimal prej 9 fitoreve.
Në Kampionatin e fundit Botëror, Australia e përfundoi garën në vendin e 10.
Që nga viti 1970, Australia e ka humbur pjesëmarrjen vetëm në një Kampionat Botëror, atë të vitit 2002, i cili u zhvillua në SHBA.















