Bekim Sali: Maqedonia e Veriut e gatshme të diskutojë me KE-në për integrimin gradual

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë sot në Tiranë në Samitin e Liderëve për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku u shqyrtuan ecuria e reformave dhe hapat e ardhshëm drejt integrimit evropian.

Gjatë konferencës, Sali bëri të ditur se Maqedonia e Veriut ka përfituar 142.1 milionë euro nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje.

Të lidhura

None found

Si pjesë e kërkesës së katërt për disbursim, vendi ka dorëzuar 22 masa reformuese, vlera bruto e të cilave llogaritet në më shumë se 112 milionë euro. Aktualisht, këto masa janë në pritje të vlerësimit nga Komisioni Evropian.

Të dhënat tregojnë se deri në shtator të vitit 2026, përmes Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) janë kryer mbi 581 mijë transaksione, duke sjellë kursime të përllogaritura në më shumë se 5 milionë euro.

Zv.kryeministri vlerësoi gjithashtu rëndësinë e kornizës së paraqitur në komunikatën e Komisionit Evropian “Preparing for a Wider Union”. Sipas kësaj qasjeje, integrimi gradual do të zhvillohet në mënyrë më të strukturuar dhe të parashikueshme, përmes pjesëmarrjes më të hershme në politikat, programet, agjencitë dhe strukturat operative të Bashkimit Evropian, pasi të përmbushen kushtet e nevojshme.

Sali deklaroi se vendi është i gatshëm të angazhohet në dialog me Komisionin Evropian për të përcaktuar mundësi konkrete të integrimit në sektorë të ndryshëm.

Diskutimet u përqendruan edhe te përmirësimi i pikave kufitare, përfshirja në zinxhirët evropianë të furnizimit, procesi i digjitalizimit dhe vijimi i financimit evropian pas vitit 2027.

Ai nënvizoi se integrimi gradual duhet të shërbejë si forcë shtesë për procesin e anëtarësimit, ndërsa anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet objektivi strategjik i vendit.


Shtuar më 27.11.2026 13:48

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisMedusa Marketingblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobet