Organizimet festive për 28 dhe 29 Nëntorin, kufizohet qarkullimi dhe ndalohet parkimi në disa akse rrugore në Vlorë 

27/11/2026 13:50

Policia e Vlorës ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe ndalim të parkimit të automjeteve në disa akse rrugore të qytetit, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve festive me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit.

Sipas njoftimit të Policisë, masat do të nisin prej orës 22:00 të ditës së sotme dhe do të jenë në fuqi deri në përfundim të aktiviteteve festive.

Kufizimet do të përfshijnë këto akse rrugore:

Rrethrrotullimi – sheshi “Omonia” – Shkolla e Muzikës – kryqëzimi i Menës – rruga për te “Hollidej”, ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në të dyja anët e rrugës.

Kryqëzimi që vjen nga “Hollidej” – agjencia “Ruci” – kryqëzimi i Kapeles, ku parkimi do të ndalohet në krahun e djathtë të rrugës.

Aksi rrugor nga zona e L-së deri te kryqëzimi i Grevës, ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve.

Shërbimet e Policisë do të jenë të angazhuara në terren për menaxhimin e trafikut, orientimin e drejtuesve të automjeteve dhe garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të aktiviteteve.

Policia e Vlorës u bën apel qytetarëve të mirëkuptojnë masat e marra, të shmangin parkimin në akset e përcaktuara dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.

Top Channel