Sabotimet në Evropë, që dyshohet se drejtohen nga Rusia, po intensifikohen, duke krijuar mundësinë e ngjarjeve me viktima të shumta, pasi Moska raportohet se po vë në shënjestër infrastrukturën si linjat hekurudhore, aeroportet dhe rrjetet energjetike, paralajmëron një raport i ri nga një institut i njohur ndërkombëtar. Edhe pse nuk është në luftë të drejtpërdrejtë me asnjë komb evropian përveç Ukrainës, Moska është përfshirë në një konflikt përmes palëve të treta, me qëllim dobësimin e mbështetjes së kontinentit për Kievin, thuhet në raport.