Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në “Pavarësia 3” në Vlorë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve
27/11/2026 14:06
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar grumbullim të konsiderueshëm të ujit në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.
Si pasojë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe të këmbësorëve.
Problematika në këtë aks rrugor rikthehet sa herë që qyteti përballet me reshje intensive, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, të cilët hasin vështirësi në lëvizjen e tyre për shkak të pranisë së ujit në rrugë.
Top Channel