E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Ta heqim dosjen nga SPAK, japi lek”, zbardhet përgjimet e Dritan Rexhepit në Sky Ecc, u planifikua vrasja e Jan Prengës dhe trafikimi i kokainës

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për provat e reja në procesin ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe 6 persona të tjerë, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në vitin 2020.

Provat përfshijnë biseda në aplikacionin Sky ECC, komunikime të zhvilluara mes Dritan Rexhepit, Gentian Funiqit, Altin Hajrit dhe Geraldo Martinit.

Bisedat tregojnë përpjekjet e grupit kriminal për ta hequr cështjen nga Spak e për ta kaluar në një prokurori të zakonshme. 

“Të japim ndonjë lekë, ta heqim nga SPAK-u. Mësoje Festimin të thotë kam qenë i stresuar dhe kam folur nga frika”

Reklamë

Prokurorët e spak thanë në seancë se të pandehurit janë identifikuar përmes kodeve duke komunikuar me njëri tjetrin për ngarkesat e drogës dhe për rrëmbimin e Jan Prengës.

Sipas Spak, bisedat vërtetojnë se të pandehurit jo vetëm janë të përfshirë në ngjarje, por flasin edhe për motivet dhe vjedhjen e sasisë së kokainës.

“Ishalla t’i mbushim mendjen, do përgatit pak ai” thuhet në një nga komunikimet e tjera të zbardhura mes Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit në prill të 2020. Sipas Prokurorisë, Funiqi ka komunikuar me Dritan Rexhepin edhe për mundësinë e rrëmbimit të Ndrek Prengës, por në fund morën peng Jan Prengën, vëllanë e tij.

Një tjetër komunikim i zbardhur është ai i 30 janarit 2021, ku Dritan Rexhepi shprehet

 “Paskan dalë ata çunat që zunë për pengun, kanë mbajtur brenda vetëm atë që kishte fol pak”.

Pas fjalës së organit të akuzës, mbrojtja e Dritan Rexhepit kërkoi një analizë më të thelluar të komunikimeve të dala nga Sky ECC. Në seancën e radhës, e cila u shty për në 11 dhjetor mbrojtja do të bëjë analizën e provave të sjella nga SPAK.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.