• Kontakt
Friday, November 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amendamenti i PS-së/ Si qeveria zgjati favoret fiskale për hotelet me 5 yje

14:33 : 27/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Mazhoranca socialiste miratoi të enjten me 80 vota Buxhetin dhe Paketën Fiskale për vitin 2027, të cilat parashikojnë një sërë ndryshimesh në taksat kombëtare. Opozita votoi kundër dhe një seri amendamentesh të dorëzuara prej saj u rrëzuan.

Megjithatë, një amendament i minutës së fundit i dorëzuar nga një deputete e PS-së për lehtësimin e barrës fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje u miratua.

Amendamenti u propozua nga deputetja Briseida Çakërri dhe parashikon shtyrjen deri në dhjetor të vitit 2029 të afatit për përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 4 dhe 5 yje.

Opozita e konsideroi këtë amendament jotransparent dhe një favor të ‘klientëve të pushtetit”.

“Ndërkohë që i kanë premtuar KE që ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet, nga ana tjetër që në 2018 shtyjnë favoret për investitorët strategjikë,” tha deputetja demokrate, Jorida Tabaku duke kontestuar procedurën jotransparente.

Lexo edhe:

Kushtetuesja cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të PD/ Bardhi: Të hetohen Manja, Balla dhe Hasalla

Gjykata Administrative rrëzon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Me një amendim që nuk është publikuar po përdoren deputetët për ligje që favorizojnë interesa të veçanta,” shtoi ajo.

Paketa ndryshon pesë ligje fiskale dhe përfshin disa masa që parashikojnë rritje të të ardhurave buxhetore me 23,8 miliardë lekë, ndërsa masa të tjera që çojnë në reduktim e tyre me 19,7 miliardë lekë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, vlerësoi efektin neto në rreth 3,8 miliardë lekë të ardhura shtesë, duke argumentuar se ndryshimet synojnë rishpërndarjen e barrës fiskale, lehtësimin e taksimit për shtresën e mesme, rritjen e kontributit nga të ardhurat më të larta dhe përafrimin me standardet e BE-së.

Ndryshimet kryesore lidhen me rritjen e TVSH-së standarde nga 20% në 21%, ndërsa për 14 kategori produktesh bazë ushqimore parashikohet normë e reduktuar prej 6%.

Pragu i regjistrimit të detyrueshëm në TVSH për biznesin e vogël sulet nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, zgjerimin e fashës së tatimit 13% mbi pagat deri në 300 mijë lekë bruto në muaj dhe aplikimin e normës 30% për pagat mbi 700 mijë lekë.

Paketa parashikon heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant, por njëkohësisht dyfishon tarifën fikse të përdorur në formulën e taksës vjetore të automjeteve, duke përfshirë edhe automjetet e reja dhe ato elektrike, ndërsa taksa shtesë për automjetet luksoze rritet nga 21 mijë në 40 mijë lekë.

Gjithashtu, akciza e cigareve do të rritet gradualisht deri në vitin 2033, në përputhje me kalendarin e përafrimit me legjislacionin e BE-së. /BIRN

Etiketa: amendamendhotele 4-5 yjekuvendpsqeveriavotim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtetuesja cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të PD/ Bardhi: Të hetohen Manja, Balla dhe Hasalla

13:16 : 27/11/2026
AKTUALITET

Gjykata Administrative rrëzon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

11:34 : 27/11/2026
AKTUALITET

Më shumë taksa për qytetarët, privilegje për hotelet luksoze! Çfarë miratoi Kuvendi në mesnatë?

08:35 : 27/11/2026
AKTUALITET

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

22:50 : 26/11/2026
AKTUALITET

Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik!

22:19 : 26/11/2026
AKTUALITET

Spiropali: Krahasimi i Ramës me ‘Skënderbeun’, barsoletë!

22:16 : 26/11/2026

TË GJITHA

Amendamenti i PS-së/ Si qeveria zgjati favoret fiskale për hotelet me 5 yje

14:33 : 27/11/2026

Shijak/ Gjendet i pajetë në një poligon 21-vjeçari, dyshimet

14:25 : 27/11/2026

Festa e Pavarësisë/ Ja rrugët që do të bllokohen në Vlorë

14:22 : 27/11/2026

Mediat ndërkombëtare pyesin SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin, Prokuroria e Posaçme ia pret shkurt

14:17 : 27/11/2026

Aksident masiv në Zvicër/ Përplasen 37 automjete në autostradë, 10 të plagosur

14:03 : 27/11/2026

Prodhuesit: Paketa e re fiskale rrezikon të rrisë kostot dhe të dobësojë konkurrueshmërinë

13:59 : 27/11/2026

“Ta heqim nga SPAK-u me lekë…”/ Sky ECC ‘trondit’ dosjen e Jan Prengës

13:42 : 27/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com