Tragjike në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2026, 15:17

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Shijak, ku një i ri 21-vjeçar me inicialet S. K. ka humbur jetën në ambientet e një poligoni.

Nga informacionet e para të policisë, dyshohet se 21-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit