Kuvendi vendosi që të shty edhe me tre vite afatin brenda të cilit hotelet dhe resortet me 4 ose 5 yje dhe me markë ndërkombëtare mund të marrin statusin special duke përfituar përjashtimin 10-vjeçar nga tatimi mbi fitimin. Amendamenti I propozuar nga deputetja Briseida Çakërri u miratua vetëm me votat e PS. Por shtyrja e afatit deri në dhjetor të vitit 2029 u kundërshtua nga demokratët. Jorida Tabaku e cilësoi nismën një “ligj special të ardhur me porosi.”