Danimarka i është përgjigjur pretendimit të Presidentit Donald Trump se Shtetet e Bashkuara "e kanë marrë Grenlandën". Trumpi e bëri këtë deklaratë të enjten në mbrëmje, kur u pyet për mundësinë e reduktimit të numrit të trupave amerikane në Evropë, pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ai e kritikoi aleancën për qëndrimin e saj ndaj Iranit, duke lënë të kuptohet se arritja e një marrëveshjeje lidhur me Grenlandën e kishte ndryshuar qëndrimin e tij ndaj aleatëve evropianë të Amerikës. "Diskutuam gjatë për këtë. Ata nuk na ndihmuan shumë lidhur me Iranin. Nuk ishin shumë të dobishëm," u tha Trumpi gazetarëve. "Por, ne morëm Grenlandën; po, e morëm Grenlandën. Ajo është sa trefishi i Teksasit, dhe kjo më bëri të ndryshoj paksa mendim, të them të drejtën."