Një ditë pas hedhjes së shortit për kampionatin evropian të 21-vjeçarëve, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, kanë dalë në shitje biletat e ndeshjeve.

Bëhet me dije se çmimet janë të ndara sipas rëndësisë së ndeshjeve, duke filluar nga faza e grupeve, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet si finalja e madhe dhe ajo e e vogël (për vendin e 3-4).

Edicioni i vitit 2027 do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, me 16 kombëtare pjesëmarrëse të ndara në katër grupe. Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e Grupit B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Finlandën.

Në vendin tonë do të zhvillohen ndeshjet e Grupeve B dhe D, me 12 përballje në katër stadiume: “Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave” në Tiranë, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Loro Boriçi” në Shkodër. Gjithashtu, Shqipëria do të mirëpresë edhe dy ndeshje çerekfinale, një gjysmëfinale dhe finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Çmimet e biletave, të ndara sipas kategorive të ndeshjeve

Faza e grupeve
Kategoria 1: 1,350 lekë
Kategoria 2: 1,000 lekë

Faza me eliminim direkt
Kategoria 1: 1,750 lekë
Kategoria 2: 1,350 lekë

Finalja
Kategoria 1: 2,300 lekë
Kategoria 2: 1,750 lekë

Biletat do të mund të blihen në këtë link.