• Kontakt
Friday, November 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Toska: Shqiptarët janë të etur për ndryshim, por mungon përfaqësimi!

15:41 : 27/11/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Almer Toska, ka komentuar ecurinë e protestës dhe mundësinë që grupimet e krijuara nga studentët dhe qytetarët të bashkohen në një formacion të vetëm politik.

Sipas tij, shoqëria shqiptare është e etur për ndryshim, por deri më tani protesta nuk ka arritur të prodhojë një strukturë përfaqësuese që të bashkojë qytetarët dhe t’u japë zë kërkesave të tyre.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Toska tha se protesta e nisur në maj tregoi se shqiptarët janë të gatshëm t’i besojnë kujtdo që shfaq sinqeritet në qëllimet e tij. Ai vlerësoi se qytetarët kapërcyen frikën dhe dolën në shesh, duke dhënë sinjalin se ishin gati për ndryshim. Megjithatë, sipas tij, gjatë rrugës në protestë u përfshinë edhe grupime me interesa të ndryshme, përfshirë interesa personale, ndërsa nuk u arrit krijimi i një përfaqësimi të përbashkët.

Gazetari theksoi se mungesa e besimit te politika tradicionale dhe dëshira për ndryshim janë dy elemente që shoqërojnë këtë lëvizje. Por, sipas tij, fakti që qeveria nuk është larguar nga pushteti e bën të domosdoshëm përcaktimin e një rruge konkrete politike për të realizuar ndryshimin.

“Qeveria nuk iku, tani që nuk iku si do ndodhë ndryshimi? Ndodh me votë. Opozita thotë se nuk hiqet me votë qeveria, sepse i vjedh. Nëse do të kishte një formacion politik të mirëorganizuar të protestës dhe pa ego personale, do të ishte faktor shumë i rëndësishëm”, u shpreh Toska.

Lexo edhe:

Amendamenti i PS-së/ Si qeveria zgjati favoret fiskale për hotelet me 5 yje

1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim

Ai nënvizoi se sondazhet, sipas të dhënave që përmendi, tregojnë ekzistencën e një grupimi qytetarësh që nuk ndihen të përfaqësuar nga forcat politike aktuale dhe kërkojnë një alternativë të re. Për Toskan, është shqetësuese që një protestë disa mujore nuk ka arritur ende të prodhojë një përfaqësim të unifikuar.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, gazetari përmendi krijimin e një lëvizjeje të re politike nga një grup studentësh, ekzistencën e një subjekti tjetër dhe mundësinë e angazhimit të pedagogëve. Sipas tij, sfida kryesore është nëse këto grupime do të arrijnë të koordinohen dhe të krijojnë një formacion të përbashkët.

“Nëse ndodh, do të ishte fitore e madhe për protestën që u bë disa mujore tani. Jemi ende në kohë”, deklaroi ai.

Toska u ndal edhe te mungesa e lidershipit, duke argumentuar se një protestë pa një strukturë drejtuese dhe pa një objektiv të qartë politik rrezikon të humbasë mbështetjen e qytetarëve. Sipas tij, grupimi që arrin të përfaqësojë numrin më të madh të protestuesve duhet të jetë i gatshëm të bashkëpunojë për krijimin e një alternative politike.

Ai hodhi gjithashtu idenë e një tryeze koordinuese, ku mund të përfshiheshin përfaqësues diplomatikë ose partnerë ndërkombëtarë të Shqipërisë, duke e konsideruar një mekanizëm të tillë si një mënyrë për t’i dhënë më shumë peshë dhe organizim protestës.

Një tjetër apel i gazetarit ishte për të rinjtë shqiptarë, të cilëve u kërkoi të mos përsërisin përplasjet historike dhe ndasitë e së kaluarës, por të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të ndërtuar një alternativë të re.

Në fund, Toska u ndal te protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme, ku pritet të marrin pjesë edhe qytetarë nga diaspora. Ai paralajmëroi se përplasjet fizike me policinë dhe përsëritja e skenarëve të mëparshëm, pa një zhvillim të ri politik, nuk do të prodhonin ndryshimin e kërkuar.

“Sot mendoj se është shansi i fundit. Për çfarë do të protestohet më pas, me 20-30 veta? Ose protesta duhet të vijojë betejën politike ndryshe, ose mendoj se e ka humbur shkëlqimin nëse vijon vetëm me përplasjet në rrugë”, përfundoi Toska.

Etiketa: almer toskaprotesteqeveriastudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Amendamenti i PS-së/ Si qeveria zgjati favoret fiskale për hotelet me 5 yje

14:33 : 27/11/2026
AKTUALITET

1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim

10:49 : 27/11/2026
AKTUALITET

Lubonja: Opozita të bashkohet për qeveri teknike dhe të pastrojë vendin nga bandat!

21:55 : 26/11/2026
AKTUALITET

“Korrupsioni është normalizuar”, gazetari: Pushtetarët kanë frikë të dalin në rrugë

21:54 : 26/11/2026
AKTUALITET

“Kalova traumë të fortë…”/ Erion Vishkulli rrëfen plagosjen gjatë protestës: Më ra të fikët..

21:35 : 26/11/2026
AKTUALITET

“Rama është kreu i grupit kriminal”, Këlliçi: PS po përçahet nga lufta e klaneve

21:25 : 26/11/2026

TË GJITHA

Toska: Shqiptarët janë të etur për ndryshim, por mungon përfaqësimi!

15:41 : 27/11/2026

Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën kontrollin evropian

15:38 : 27/11/2026

Tabaku: Buxheti 2027, i klientëve të qeverisë, jo i shqiptarëve

15:23 : 27/11/2026

Gara për Bashkinë e Tiranës, dalin EMRAT e propozuar nga degët e PD-së

15:10 : 27/11/2026

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

15:02 : 27/11/2026

28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo vit

14:39 : 27/11/2026

Amendamenti i PS-së/ Si qeveria zgjati favoret fiskale për hotelet me 5 yje

14:33 : 27/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com