Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për një prej dosjeve të bujshme të krimit të organizuar për atë ashtuquajturën “dosja Revanshi”, ku në bankën e të akuzuarve ishin 12 persona, mes tyre emra të njohur të botës së krimit, si Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi.
Me vendimin e datës 27 nëntor 2026, GJKKO ka dënuar në total me 78 vite e 4 muaj të pandehurit, në përfundim të përllogaritjeve, përfshirë zbritjen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, teksa SPAK kishte kërkuar 93 vite në total. Përkatësisht GJKKO ka dënuar me nga 10 vite burg Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin. Të dy janë shpallur fajtorë për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Lexo edhe:
Fieri përfshihet nga era e fortë, depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh, shpëtojnë kalimtarët
Ndërkohë, për Naim Stafukën është dhënë dënimi përfundimtar prej 5 vitesh burg, ndërsa për Xhelal Rrajën 4 vite. Dënime të tjera janë dhënë edhe për pjesën tjetër të të pandehurve.
VENDIMI I GJKKO”
1 Astrit Avdyli 10 vite
2 Emiljano Shullazi 10 vite
3 Naim Stafuka 5 vite
4 Blerim Abazi 6 vite
5 Besian Xhixha 6 vite e 8 muaj
6 Enver Diva 6 vite e 8 muaj
7 Robert Laçi 6 vite
8 Gjergji Cukali 8 vite
9 Viktor Imeraj 6 vite e 8 muaj
10 Satilno Basho 6 vite
11 Xhelal Rraja 4 vite
12 Miri Bruli 3 vite e 4 muaj
Dosja “Revanshi” përfshin disa episode të dyshuara të planifikimit të vrasjeve, ku objektiva ishin emra të njohur të botës së krimit shqiptar. Mes episodeve të hetuara përmenden planet për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, Preng Gjinit, Ervis Martinajt, Erigers Mihasit, Elvis Gacajt, Altin Gegës, Fatmir dhe Armando Hysenit, si dhe Arben Ndokës.
Ndaj anëtarëve të grupit ka edhe akuza për armëmbajtje pa leje dhe komunikime për organizimin e veprimtarive kriminale nga burgu apo futjen e sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Vendimi i plotë:
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi (alias Blerim Gashi), Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), Satilno Basho, Xhelal Rraja dhe Miri Bruli.”.
2. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 77, datë 27.11.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani) për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e burgim.
1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
1.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
1.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
1.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
1.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 paragrafi 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
1.6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a paragrafi 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
1.7. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
1.8. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.
1.9. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
1.10. Në mbështetje të nenit 65/a, shkronja “a”, të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani) të një periudhe sigurie sa kohëzgjatja e plotë e dënimit penal të dhënë, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të Kodit Penal “Lirimi me kusht”.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljano Shullazi për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e burgim.
2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljano Shullazi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
2.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljano Shullazi për kryerjen e veprës penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 243 e 28/4 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
2.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljano Shullazi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
2.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljano Shullazi, për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a paragrafi 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
2.5. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Emiljano Shullazi dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
2.6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Emiljano Shullazi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.
2.7. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Emiljano Shullazi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
2.8. Në mbështetje të nenit 65/a, shkronja “a”, të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Emiljano Shullazi të një periudhe sigurie sa kohëzgjatja e plotë e dënimit penal të dhënë, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të Kodit Penal “Lirimi me kusht”.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Naim Stafuka për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet e burgim.
3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Naim Stafuka, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
3.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Naim Stafuka, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
3.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Naim Stafuka, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet burgim.
3.4. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Naim Stafuka në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Abazi (alias Blerim Gashi) për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e burgim.
4.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Abazi (alias Blerim Gashi), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
4.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Blerim Abazi (alias Blerim Gashi), dënohet me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
4.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Blerim Abazi (alias Blerim Gashi), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim.
4.4. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Blerim Abazi (alias Blerim Gashi) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besian Xhixha për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e burgim.
5.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besian Xhixha, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
5.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Besian Xhixha, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
5.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Besian Xhixha, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
5.4. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Besian Xhixha në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
5.5. Në mbështetje të nenit 65/a, shkronja “a”, të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Besian Xhixha të një periudhe sigurie sa kohëzgjatja e plotë e dënimit penal të dhënë, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të Kodit Penal “Lirimi me kusht”.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Diva për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e burgim.
6.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Diva, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
6.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Enver Diva, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
6.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Enver Diva, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
6.4. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Enver Diva në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
6.5. Në mbështetje të nenit 65/a, shkronja “a”, të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Enver Diva të një periudhe sigurie sa kohëzgjatja e plotë e dënimit penal të dhënë, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të Kodit Penal “Lirimi me kusht”.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Robert Laçi për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e burgim.
7.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Robert Laçi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
7.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Robert Laçi, dënohet me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
7.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Robert Laçi, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim.
7.4. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Robert Laçi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Cukali për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit E.G, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e burgim.
8.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Cukali për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.G, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e burgim.
8.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Cukali, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
8.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Gjergji Cukali, dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
8.4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gjergji Cukali, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
8.5. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Gjergji Cukali në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
8.6. Në mbështetje të nenit 65/a, shkronja “a”, të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Gjergji Cukali të një periudhe sigurie sa kohëzgjatja e plotë e dënimit penal të dhënë, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të Kodit Penal “Lirimi me kusht”.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari) për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve F.H dhe A.H, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e burgim.
9.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
9.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari) dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
9.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
9.4. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
9.5. Në mbështetje të nenit 65/a, shkronja “a”, të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari) të një periudhe sigurie sa kohëzgjatja e plotë e dënimit penal të dhënë, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të Kodit Penal “Lirimi me kusht”.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Satilno Basho për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve F.H dhe A.H, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e burgim.
10.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Satilno Basho për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
10.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Satilno Basho dënohet me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
10.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Satilno Basho, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim.
10.4. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Satilno Basho në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
10.5. Në mbështetje të nenit 65/a, shkronja “a”, të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Satilno Basho të një periudhe sigurie sa kohëzgjatja e plotë e dënimit penal të dhënë, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të Kodit Penal “Lirimi me kusht”.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhelal Rraja për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.N, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
11.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhelal Rraja për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
11.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhelal Rraja dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.
11.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xhelal Rraja i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim.
11.4. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Xhelal Rraja në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Miri Bruli, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298 paragrafi i 3-të i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
12.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Miri Bruli, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
12.2. Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “c” të K.Pr.Penale, duke qenë se koha e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj të pandehurit Miri Bruli, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe të konfirmuar me vendimin Nr. 50, datë 19.05.2024 të po kësaj gjykate.
12.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Miri Bruli, nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
13. Në bazë të gërmave “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Proçedurës Penale, si dhe në bazë të gërmave “a” dhe “d” të pikës 1 të nenit 36 të Kodit Penal sendet e sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Balliu), të cilat pas kryerjes së aktit nr. ****, datë 10.07.2024 të ekspertimit Teknik arme e fishekësh dhe balistik gëzhojash janë lënë në ruajtje në magazinën e armatimit të Drejtorisë Vendore Durrës me fletë-hyrjen nr. ****, date 07.08.2024, konkretisht: i) Pistoleta prodhim Austriak, model Glock 17, kalibër 9mm x19 mm me nr. ****; ii) 34 (tridhjetë e katër) fishekët standart kalibër 9mm x 19mm PAR; dhe iii) dy krëhërat të përshtatshëm për pistolatë që shërbejnë si depozitë fishekësh me kapacitet prej shtatëmbëdhjetë fishekësh, të konfiskohet dhe të kalojnë në favor të shtetit.
14. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
15. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 27.11.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua






