Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Plumbi i Artë”/ GJKKO dënon me 10 vite Shullazin dhe Avdylin, 8 vite Cukalin, lirohet Miri Bruli

    Pesë gola dhe përmbysje emocionesh, Tirana mposht Skënderbeun dhe i rrëmben vendin e tretë

    Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William dhe Kate/ Mediat: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Plumbi i Artë”/ GJKKO dënon me 10 vite Shullazin dhe Avdylin, 8 vite Cukalin, lirohet Miri Bruli
    Aktualitet

    “Plumbi i Artë”/ GJKKO dënon me 10 vite Shullazin dhe Avdylin, 8 vite Cukalin, lirohet Miri Bruli

    November 27, 2026

    Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për 12 të pandehurit e dosjes së njohur si “Plumbi i Artë”, duke dënuar me nga 10 vite burgim Emiljano Shullazin dhe Astrit Avdylin. Gjergji Cukali, i njohur si “i forti” i Myslym Shyrit, është dënuar me 8 vite burg, ndërsa Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, me 4 vite burgim.

    Një prej të pandehurve, Miri Bruli, ndonëse u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, do të lirohet menjëherë, pasi ka qëndruar në paraburgim për një periudhë më të gjatë se masa e dënimit të caktuar nga gjykata.

    Vendimi është shpallur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në përfundim të gjykimit për 12 personat e marrë të pandehur në kuadër të hetimeve të SPAK. Çështja është shqyrtuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

    Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 77, datë 27 nëntor 2026, i ka shpallur fajtorë të pandehurit për veprat penale të përfshira në dosje.

    Dënimet për 12 të pandehurit

    Astrit Avdyli është dënuar me 10 vite burgim. Ai është shpallur fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, armëmbajtjen pa leje, ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve dhe vepra të tjera penale.

    Emiljano Shullazi është dënuar gjithashtu me 10 vite burgim. Ai është shpallur fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrjen dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal, goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen detyrë shtetërore, si dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg.

    Naim Stafuka është dënuar me 5 vite burgim për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

    Blerim Abazi, i njohur edhe si Blerim Gashi, është dënuar me 6 vite burgim për të njëjtat vepra penale.

    Besian Xhixha dhe Enver Diva janë dënuar me nga 6 vite e 8 muaj burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e një vrasjeje dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

    Robert Laçi është dënuar me 6 vite burgim për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

    Gjergji Cukali është dënuar me 8 vite burgim për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e dy vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

    Viktor Imeraj, i njohur edhe si Viktor Bajraktari, është dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, ndërsa Satilno Basho me 6 vite burgim. Të dy janë shpallur fajtorë për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

    Xhelal Rraja është dënuar me 4 vite burgim për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

    Ndërsa Miri Bruli është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

    Miri Bruli lirohet menjëherë nga paraburgimi

    Për Miri Brulin, GJKKO ka vendosur shuarjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” dhe lirimin e tij të menjëhershëm. Dënimi prej 3 vitesh e 4 muajsh është përcaktuar pas uljes me një të tretën, për shkak të gjykimit të shkurtuar, por koha që ai ka kaluar në paraburgim e tejkalon këtë masë.

    Në vendim përcaktohet se Bruli duhet të lirohet menjëherë nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar ose i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

    Gjykata ka përcaktuar gjithashtu që disa prej të dënuarve ta vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë. Për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin është caktuar një periudhë sigurie e barabartë me kohëzgjatjen e plotë të dënimit, gjatë së cilës nuk mund të përfitojnë nga lirimi me kusht.

    E njëjta periudhë sigurie është caktuar edhe për Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergji Cukalin, Viktor Imerajn dhe Satilno Bashon.

    Në kuadër të vendimit, GJKKO ka urdhëruar edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një pistolete të markës Glock 17, 34 fishekëve dhe dy krehërve të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së Astrit Avdylit.

    Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

    Avdyli Cukali GJKKO Plumbi i arte Shullazi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Plumbi i Artë”/ GJKKO dënon me 10 vite Shullazin dhe Avdylin, 8 vite Cukalin, lirohet Miri Bruli

    November 27, 2026

    Pesë gola dhe përmbysje emocionesh, Tirana mposht Skënderbeun dhe i rrëmben vendin e tretë

    November 27, 2026

    Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William dhe Kate/ Mediat: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite

    November 27, 2026

    Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier, shpëtojnë për fat kalimtarët

    November 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.