Përballja mes Flamurtarit dhe Besës, e planifikuar të luhej sot në orën 16:00, nuk do të zhvillohet sipas programit dhe është shtyrë për një datë të pacaktuar. Vendimi u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike në stadiumin e Vlorës, ndërsa lojtarët qëndruan në tunel deri në njoftimin zyrtar.
Fusha e lojës u rëndua nga reshjet e shumta dhe nuk plotësonte kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të takimit. Kjo situatë solli fillimisht vonesë, e më pas shtyrjen e ndeshjes.
Të lidhura
None found
Të dyja skuadrat janë në garë për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, “Abissnet Superiore”, për sezonin 2026/2027. Aktualisht, Flamurtari renditet në vendin e 6-të me 17 pikë, ndërsa Besa mban vendin e dytë me 21 pikë.






