Ish-deputeti Ervin Salianji ka udhëtuar drejt Prekazit në Kosovë, ku ka zhvilluar homazhe për familjen e njohur Jashari. Gjatë vizitës, ai shoqërohej nga gjeneral Sami Lushtaku, kryetar i komunës së Drenicës.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Salianji ka çmuar sakrificën e familjes Jashari në rrugën drejt lirisë së Kosovës, duke e përshkruar atë si një shembull që vijon të frymëzojë.
Të lidhura
None found
“Nderim i përjetshëm për familjen Jashari! Së bashku me gjeneral Sami Lushtakun, kryetar i komunës së Drenicës, nderuam në Prekaz familjen legjendare Jashari!”, shkruan Salianji.
Sipas tij, qëndresa e kësaj familjeje mbetet një dëshmi e fuqishme e guximit, rezistencës dhe vendosmërisë së nevojshme për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin.
“Asnjë vështirësi nuk duhet të na ndalë në përpjekjen tonë për liri, drejtësi dhe çlirim nga e keqja e çfarëdo forme që i vjen kombit!”, përfundon reagimin ish-deputeti.







