Studimi: Medikamentet për ADHD gjatë shtatzënisë nuk duket se rrisin rrezikun për autizëm te fëmijët
Përdorimi i medikamenteve për çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit, apo siç njihet ndryshe ADHD , gjatë shtatzënisë nuk duket se rrit rrezikun që fëmijët të zhvillojnë autizëm apo çrregullime të tjera neurozhvillimore.
Një studim i publikuar së fundmi në revistat shkencore ka marrë në analizë më shumë se 3.6 milionë fëmijë të lindur në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë, nga viti 2000 deri në vitin 2021. Rreth 7,600 prej tyre ishin ekspozuar ndaj medikamenteve për ADHD gjatë shtatzënisë por studiuesit nuk konstatuan rritje të rrezikut për autizëm, ADHD, epilepsi, aftësi të kufizuara intelektuale apo çrregullime të të nxënit.
Rezultate të ngjashme u vunë re edhe për medikamente si metilfenidati, i njohur si Ritalin, amfetaminat dhe atomoksetina, e njohur si Strattera
Megjithatë, studiuesit theksojnë se kërkimi ka disa kufizime dhe nuk provon se të gjitha këto barna janë plotësisht pa rrezik.
Ekspertët këshillojnë që gratë shtatzëna të mos ndërpresin apo ndryshojnë trajtimin pa u konsultuar me mjekun. Vendimi duhet të merret individualisht, duke peshuar përfitimet dhe rreziqet për nënën dhe fëmijën.
ADHD prek rreth 3% të të rriturve në mbarë botën. Çrregullimi karakterizohet nga simptoma të pavëmendjes, hiperaktivitetit dhe impulsivitetit.
Forcat e Armatosura hapin dyert për të rinjtë në Elbasan, prezantohen mundësitë e rekrutimit (VIDEO)
Ndryshimet ligjore, gratë kandidate mund të kërkojnë urdhër mbrojtjeje gjatë fushatës
Shoqatat kundërshtojnë rritjen e TVSH-së: Transporti publik nis me vonesë të enjten
- 16:59 28 dhe 29 Nëntori, nga Tirana në Vlorë e në mbarë vendin, festime dhe aktivitete
- 16:57 Investimet në armatim dhe personel, Kosova synon anëtarësimin në NATO
- 16:55 “107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum”, Lapaj dorëzon firmat në KQZ
- 16:54 Itali, miratohet reforma në arsim. Jo më burka në shkolla dhe më pak të huaj
- 16:37 Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi
- 16:31 Kosta Rika dëbon raportuesen italiane të OKB-së për Palestinën