Nga përdorimi i drogës, kokaina kryeson rastet e urgjencës në Evropë
Mbidozat me kokainë janë urgjencat më të shpeshta në spitalet europiane gjatë vitit 2025.
Raporti i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Drogën ka nxjerr në pah se thuajse 15 mijë persona kërkuan ndihmë mjekësore në urgjencë për mbidozë ose helmim akut nga substancat narkotike.
Nga shqyrtimi i rreth 7 mijë rasteve në 45 spitale, në 18 vende të Bashkimit Evropian dhe në Norvegji u pa se kokaina ishte e përfshirë në 32 % të rasteve, e ndjekur nga kanabisi dhe amfetaminat.
Një tjetër shqetësim është përzierja e disa substancave. Vetëm 39 % e pacientëve kishin përdorur një drogë të vetme, ndërsa 23 % kishin kombinuar drogën me alkoolin dhe 38 % kishin përdorur disa substanca njëkohësisht. Rreth 72 % e pacientëve që përfunduan në urgjencë pas përdorimit të ketaminës kishin konsumuar gjithashtu alkool ose një tjetër drogë.
Sipas ekspertëve, kombinimi i substancave mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për komplikacione të rënda. Veçanërisht i rrezikshëm është kombinimi i opioideve me alkoolin dhe qetësuesit, pasi mund të ngadalësojë frymëmarrjen deri në rrezik për jetën.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se 72% e pacientëve ishin meshkuj, ndërsa paraqitjet në urgjencë ishin më të shpeshta gjatë fundjavave.
Ekspertët paralajmërojnë se këto shifra përfaqësojnë vetëm një pjesë të dëmeve nga droga, pasi analiza nuk përfshin personat që humbën jetën nga mbidoza apo ata që morën trajtim jashtë spitaleve.
Shtohen rastet me viroza te fëmijët, mjekja: Zgjasin më shumë në kohë dhe janë më agresive
28 dhe 29 Nëntori, nga Tirana në Vlorë e në mbarë vendin, festime dhe aktivitete
“107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum”, Lapaj dorëzon firmat në KQZ
- 17:05 Shtohen rastet me viroza te fëmijët, mjekja: Zgjasin më shumë në kohë dhe janë më agresive
- 17:02 Ndërtimi në rritje, 419 leje të reja në 3-mujorin e tretë, vlera e projekteve 24 mld lekë
- 17:01 Studimi: Medikamentet për ADHD gjatë shtatzënisë nuk duket se rrisin rrezikun për autizëm te fëmijët
- 16:59 28 dhe 29 Nëntori, nga Tirana në Vlorë e në mbarë vendin, festime dhe aktivitete
- 16:57 Investimet në armatim dhe personel, Kosova synon anëtarësimin në NATO
- 16:55 “107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum”, Lapaj dorëzon firmat në KQZ