‘Buxhet për oligarkët dhe klientët e qeverisë’, Gjekmarkaj: Sa kohë është Rama në pushtet, këta vetëm do vjedhin

17:02, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj shprehet se buxheti i vitit të ardhshëm, i cili u miratua në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, u shërben vetëm oligarkëvë dhe klientëve të qeverisë.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Gjekmarkaj tha se buxheti nuk jep asnjë zgjidhje për qytetarët, pensionistët apo biznesin e vogël, të cilit i rriti TVSH.

Sipas Gjekmarkajt, socialistët futën vjedhurazi në rend dite në Parlament një amendament për të vjedhur paratë e shqiptarëve, dhe kjo u bë pa u diskutuar më parë, ndërsa propozimet e opozitës i rrëzuan me forcën e kartonëve.

Ligjvënësi demokrat shtoi gjithashtu se sa kohë është Rama në pushtet, socialistët kanë si qëllim vetëm si të vjedhin më shumë.

Është një buxhet që godet qytetarët, s’jep zgjidhje për pensionistët dhe biznesit të vogël, të cilit i rrit TVSH. Buxhet që ndihmon oligarkët dhe klientët e qeverisë. Vjedhurazi futën një amendament për të vjedhur paratë e shqiptarëve, vendosën të shtyjnë cështjen e taksave deri më 2029, ishte i padiskutuar më parë, u fut për të vjedhur përsëri paratë e shqiptarëve në orët e vona, opozita ishte aty për ta kundërshtuar.

Të gjitha propozimet e PD u rrëzua me forcën e kartonëve. Ky është një buxhet propagande, por thelbi është që sa do t’i rritet vlera buxhetit dhe me euro, është gati 6 mld pasi ka rënë vlera e euros. Sa kohë janë këta në pushtet, çështja është se kanë vetëm për të vjedhur.

Pavarësisht shifrave, çështja është vjedhja. Ky është problem dhe dramë e madhe për këtë shoqëri. Nuk ndryshon asgjë, sa kohë është Edi Rama kryeministër, kjo mazhorancë dhe kjo filozofi për të komunikuar me shqiptarët. Shqipatrët duhet të kenë protestën dhe mbështetjen për opozitën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco