Aktualitet

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore

Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një padi, përmes së cilës kërkon konstatimin e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së akteve procedurale të kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Në kërkesën e tij, Veliaj kundërshton ligjshmërinë e veprimeve procedurale të organit të akuzës, duke kërkuar që ato të mos prodhojnë pasoja juridike në procesin penal ndaj tij.

Çështja tashmë pritet të marrë në shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku do të vlerësohen pretendimet e paraqitura nga Veliaj lidhur me respektimin e garancive kushtetuese dhe procedurale gjatë hetimit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.